Dhëndri i Taravarit, rrogën sa pesë punëtorë të ndërmarrjes publike “Komunalec”


“Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, në takimin gjoja se me mërgimtarët, të pranishëm ishin aktivistë partiakë, përkundër deklarimit që ishte takim me mërgimtarët, të cilët ishin në numër simbolik e që të mos thuhet aspak.
Në takim u bë reklamë për zyrën e ashtuquajtur të mërgimtarëve. Mërgimtarët dhe qytetarët e Gostivarit dëshirojnë ta dinë se ku ndodhet zyra e posaçme për mërgimtarët, sa administratorë janë të angazhuar për këtë dedikim, dhe kush do kujdeset për mërgimtarët për 11 muaj tjerë, që sipas Arben Tarvarit për mërgimtarët duhet kujdesur vetëm prej 15 dhjetorit e deri 15 janar.
Taravari ka një problem themelor, nuk ka njohuri të udhëheq me Komunën e Gostivarit. Qytetarët e dhanë verdiktin e tyre dhe presin punë dhe realizim të premtimeve. Dështimet në çdo planë nga ana e tij, nuk mund të faturohen askund tjetër.
Taravari foli për partizimin e institucioneve dhe harroi që pikërisht ai është bartësi i këtij procesi. Për këtë konstatim vlen fakti që dhjetëra administratorë të Komunës së Gostivarit, madje edhe me mbi 10 vite përvojë pune duke u shërbyer qytetarëve të Gostivarit, dhe me punën e tyre duke bërë qytetin dhe komunën e Gostivarit të dallohet në nivel shtetërorë dhe rajon, u internuan në Ndërmarrjen Publike Komunale, në kushte katastrofale, duke i zëvendësuar ata me militantë partiakë dhe familjarë, pa asnjë ditë përvojë pune, dhe duke ju dhënë rroga marramendëse, si dhëndrit të vet në vlerë prej 52.000 denarë apo sa pesë rroga të një punëtori të ndërmarrjes publike “Komunalec”.
Për fund, apelojmë deri tek ai, që të mos merret me fjalime demagogjike, manipulime e shpifje, por letë fillon të punon. Kjo është gjëja e vetme që qytetarët e Gostivarit e presin tani e disa muaj. ”

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Gostivar