Bundestagu për një javë do të japë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave, në seancë do të jetë edhe zëvendëskryeministri Osmani

Abgabe einer Regierungserkl‰ung durch Bundesfinanzminister Dr. Wolfgang Sch‰uble, CDU/CSU, MdB, w‰hrend der Sondersitzung zu den ESM Krediten f¸r Spanien. Abgeordnete, Sitzung, Europ‰ischer Rettungsschirm, EU, Euro, Finanzen, Finanzpolitik, Plenarsaal, ‹berblick, ‹bersicht Ordnun

Bundestagu gjerman  do të japë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësimin  e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa në seancën  e cila do të mbahet më 26 shtator kur në rend dite  do të jetë pika për aplikimin tonë, personalisht do të marrë pjesë  zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ku nikoqir do të jetë kryetari i Bundestagut, Volfgang Shojble.

Osmani këtë e paralajmëroi në deklaratën për mediat pas takimit me ministrin shtetëror gjerman për Evropë dhe përfaqësues të RF të Gjermanisë në BE, Mihael Rot.

„Nga Roti mora bindjen që ata si Qeveri do të qëndrojnë fuqishëm në kërkesën e Bundestagut të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, ku në këtë temë do të diskutohet për një javë. Mendoj që jemi duke ecur në drejtimin të duhur, mbështetjen e Gjermanisë e kemi absolutisht kyçe, dhe pres që gjithë këto përkushtime do të rezultojnë me vendim në tetor për fillimin e negociatave. Konfirmimi nga Bundestagu gjerman do të paraqesë dritë të gjelbër edhe për ministrin Rot dhe në përgjithësi për Qeverinë e Gjermanisë dhe kancelaren Merkel, në takimet e ardhshme në tetor të Këshillit Evropian  ta konfirmojnë vendimin  për fillimin e negociatave”, deklaroi Osmani për mediat.

Osmani në suaza të vizitës në Berlin referoi edhe për aktualitet e fundit në vend, duke shprehur më pas bindje  se Qeveria është këmbëngulëse dhe e përkushtuar për largimin e të gjitha vërejtjeve formale dhe jo formale të cilat mundë të paraqesin sfidë për vendimin në tetor.

„Realizuam progres në të gjitha sfidat e theksuara nga ana e Këshillit Evropian, dhe në vazhdimësi realizojmë ‘trek-rekord’, implementim të suksesshëm të reformave të miratuara“ theksoi Osmani.

Nga Berlini, Osmani direkt udhëton për Varshavë, ku do të realizoj takime me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Polonisë,Konrad Shimanski, ku do të takohet edhe me Ministrin për Punë të Jashtme në Republikën e Polonisë,Jacek Çupotaviç.

Vizitat në Berlin dhe Varshavë paraqesin pjesë nga turnea Evropiane e Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet evropiane, në pritje të mbledhjeve të tetorit në Këshillin e BE-së.