Buçkovski, optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Në debatin e mbajtur në emisionin “360°”, ish-kryeministri Vllado Buçkovski ka folur për mundësinë e re të arritjes së një marrëveshje rreth çështjes së emrit, sidomos pas takimit Zaev-Tsipras.

Sipas tij, duket ta kemi parasysh se rrethanat që kanë qenë në vitin 2005 kanë ndryshuar, edhe pse nuk kishim guxim në atë kohë kur Maqedonia e fitoi statusin e kandidatit, kurse u konsiderua se me marrëveshjen e përkohshme nuk do të ketë pengesa.

Buçovski shprehet se do të ketë një propozim shumë më të keq, nëse edhe kësaj radhe lëshohet mundësia për të arritur pajtimin dypalësh.
Ai beson se do të arrihet një pajtim për të hyrë në bisedimet përmbyllëse.