BFI: Të votojmë “për“ ardhmërinë në NATO dhe BE


Bashkësia Islame në Maqedoni, fton besimtarët islamë që më 30 shtator të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë që i hap rrugën integrimit euroatlantik të vendit.

Sipas kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi, që përcolli vendimin e rijasetiti të BIM-it, vota për në referendumin e 30 shtatorit, do tu japë fund të gjitha skenareve që janë luajtur ndaj shqiptarëve, të cilët gjithnjë janë ndjerë si komunitet I kategorisë së dytë, të diskriminuar e keqtrajtuar.

“Me 30 shtator duhet të kemi festë gjithpopullore, do të kemi caste kur solemnisht do të vendosim përmes votave tona plebishtare duke I thënë PO Marrveshjes së Prespës e cila na I hap portat krah për krah dhe na e ndritë udhën për integrimin e shtetit tonë të përbashkët në strukturat euroatlantike. 30 shtatori do të jetë dita kur, përfundimisht, pas nesh do të ngelin të gjitha përpjekjet destructive që kanë mbajtur peng për dekada me rradhë qytetarin tonë në përpjeket e tij për një të nesërme më të lumtur. Me referendumin e 30 shtatorit qytetarët e Maqedonisë do të përshëndeten përfundimisht me skenaret e errëta politike, të cilat gjithnjë janë luajtur në dëm të popullatës shqiptare”, u shpreh kryetari i BIM-it, Sulejman Rexhepi.

Ai i fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sidomos komunitetin mysliman pjestarë të Bashkësisë Islame, të ndërgjegjsohen maksimalisht, ta kuptojnë rëndësinë historike të këtij referendum dhe më 30 shtator, të gjithë masivisht të dalin në votime duke I thonë PO Maqedonisë në NATO dhe BE./RTM2