BESA merr edhe dy zv/ministra dhe mbi 20 drejtori, Spahiu: E pafalshme gara cila e para në Qeveri

Përveç postit të ministrit të Kulturës, Lëvizja Besa krahu i Shkupit sipas burimeve partiake do ti takojnë edhe dy zëvendës ministra: në Arsim dhe MPJ, si dhe posti i sekretarit shtetëror në Drejtësi. Poashtu kësaj partie i takojnë edhe mbi 20 poste drejtorësh në institucione dhe ndërmarrje publike.
Lëvizja Besa e Shkupit dhe PDSH vendosën që definitivisht ti bashkohen kabinetit qeveritar dhe shumicës parlamentare, dhe kjo prej disa analistëve u cilësua si hap i gabuar pasiqë shqiptarët mbeten praktikisht me Aleancën për Shqiptarët si e vetmja parti në opozitë.
Analisti Isa Spahiu për “Nezavisen Vesnik” cilëson se është e pafalshme që opozita shqiptare të përbëhet prej vetëm një parti ndërsa gjithë të tjerët të bëjnë gara cila e para do ti bashkohet Zaevit dhe qeverisë së tij.

“Nuk është që kyqja e Besës dhe PDSH-së do të sjell diçka të re në qeveri. Ky hap do të sjell efekt negativ pasiqë përveç partisë së Ziadin Selës Aleanca për Shqiptarët, ne do të mbetemi pa opozitë përshkak se të gjithë të tjerët tentojnë të hynë në qeveri dhe ne nuk do mundemi të “luftojmë” për kauzën kombëtare apo shqiptare. Është e paarsyeshme që të gjithë partitë shqiptare të bëjnë garë se cila e para do ti bashkohet Zaevit dhe ata në këtë mënyrë zgjidhin çështje brendapartiake ndërsa ne nuk fitojmë asgjë”, vlerëson Spahiu.