Besa e Kasamit pret ministër, kryeministri Zaev, ende pa vendim


Lëvizja Besa, e udhëhequr nga Bilall Kasami në negociatat për hyrje në Qeverinë e Zoran Zaevit ka kërkuar të udhëheq një nga resoret ministrore.

Deputeti Fadil Zendeli sot tha se në takimin që është mbajtur të hënën, Kasami dhe Zaev kanë biseduar për hyrjen e këtij krahu të Lëvizjes Besa në Qeveri, si dhe se gjatë takimit është theksuar se ata janë të interesuar të udhëheqin me një nga ministritë. Këtë javë duhet të mbahet takimi i ri ku, sipas tij, duhet të flitet për resorët dhe emrat eventualë.

Kryeministri Zaev për rindërtimin e qeverisë dje një pres konferencë informoi se nga fundi janë bisedimet me partnerët e ri potencialë. Ai, siç tha, pardje ka pasur takim me udhëheqësin e Lëvizjes BESA, por edhe me krahun e kësaj partie të udhëhequr nga Afrim Gashi dhe me PDSH-në, ndërsa janë paraparë edhe konsultime shtesë.

“Nëse arrijmë t’i emërojë propozimet, trupat e partisë do të duhet të sjellin vendime”, theksoi kryeministri Zaev.

Të dhëna zyrtare për bisedimet ende nuk ka.