BESA e Kasamit i jep goditjen e parë Qeverisë. Ja për çka është fjala


Lëvizja BESA e Bilall Kasamit sot është aktivizuar si opozitë me një reagim kundër Qeverisë.

”Edhe përkundër faktit se Qeveria premtoj se subvencionet për bujqit që kultivojnë duhan do fillojnë të pagohen gjatë muajt prill, tashmë ka kaluar më shumë se një muaj dhe ende nuk ka asnjë hap konkret nga ana e Qeverisë. Rikujtojmë Qeverinë se sezoni për mbjellëjen e duhani për vitin 2019 ka filluar dhe nevojat finansiare të duhan-prodhesëve janë më se të nevojshme gjatë kësaj periudhe.

Duke u nisur nga fakti se standardi i jetesës për çdo ditë përkeqësohet dhe shumë të rinjë përfshirë këtu edhe ata që me vite punojnë në bujqësi duke mos pasur alternativa tjera, rrugëdaljen e tyre e shohin jashtë Maqedonisë, prandaj Lëvizja Besa kërkon nga Qeveria që sa më shpejt të fillojë me procesin e ndarjes të subvencioneve që t’i mundësohet bujqëve që pa pengesa të japin mundin e tyre dhe të shpërblehen për punën e bërë”, thonë nga BESA e Kasamit.