BESA e Gashit e thotë fjalën e fundit për Qeverinë


Lëvizja BESA në mbledhjen e kryesisë qendrore që do të mbahet sonte në Shkup do të vendos lidhur me hyrjen e saj ose jo në Qeveri. Siç mëson INA, ky fraksion që udhëhiqet nga Afrim Gashi veçmë është pranë Qeverisë, pasi që ka mbyllur bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev.

Vendimi nga kryesia pritet të jetë formal, pasi që të shpalos gjithë ofertën Afrim Gashi. Deri tani nuk është bërë publike oferta për BESËN e Gashit, ndërsa jozyrtarisht kanë qarkulluar spekulime të ndryshme, se kësaj grupimi politik me tre deputetë do ti takojë një resor ministror siç u përmenden Ministria e Arsimit, Kulturës, posti i zv/kryeministrit për reforma si dhe disa zv/ministra.

Lëvizja BESA e Kasamit pritet të jetë jashtë Qeverisë, ndërsa pjesë e koalicionit do të bëhet edhe PDSH, të cilës do ti takojë ministria pa portofol ose posti i zv/kryeministrit për reforma. (INA)