Barcelona heq dorë nga Grizmani


 Ekipi i Barcelonës më nuk është i interesuar për lojtarin e Atletiko Madridit, Antoan Grizman. Udhëheqësia e klubit katalunas beson se transferi i dështuar gjatë verës së kaluar ishte shansi i vetëm për francezin që të zhvendoset në “Kamp Nou”.

Sipas gazetës “Marka” transferi i Grizmanit mund t’i kushtojë Barcelonës prej 120 deri në 200 milionë euro, që konsiderohet si një shumë e lartë.

Sipas burimit, synimi kryesor i klubit katalunas për momentin është sulmuesi 21 vjeçar i Ajntrahtit, Luka Joviq.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Erik Abidal, e ka ndjekur lojtarin për ndeshjen kualifikuese për KE 2020 midis Serbisë dhe Portugalisë.

Transferi potencial i Joviqit vlerësohet në 60 milionë euro.