Artan Grubi me kundër-akuzë: BESA po zëvendëson VMRO-në

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi, tha në pres konferencën për media se për shkak të sjelljes së deputetëve të opozitës nuk po mundësohet rrjedha normale e seancës dhe të diskutohet për amendamentet, njofton Medial.mk.

Ai tha se Lëvizja BESA ka paraqitur dy amendamente që në fakt nuk ndryshon gjë.

“Nuk kemi kurrfarë pengese të debatojmë në lidhje me amendamentet dhe t’i ballafaqojmë argumentet me replika e kundëreplika, por nuk arritëm të sjellim qëndrimet tona shkaku i sjelljes së deputetëve të partisë- propozuese të amendamenteve që po zëvendëson VMRO-në në opstruimin e ligjit të gjuhë në Kuvend dhe në këtë mënyrë vetëm se pengohet miratimi i ligjit të gjuhës shqipe. Ne duam t’i japim shansin të gjithëve që ata t’i prezantojnë amendamentet e tyre”, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi, duke shtuar se debati do të vazhdojë më 25 dhjetor.