Analizë: Besa me kyçjen në Qeveri, tenton të mbanë trupin elektoral të saj


Lëvizja BESA edhe pse si parti e re në skenën politike, në pjesmarrjen e parë në zgjedhjet parlamentare fituan afro 60 mijë vota dhe ky ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për ta duke e ditur se garojnë për herë të parë në zgjedhje.

Pas zgjedhjeve patën shansin që të kyçen në Qeverinë e Kryeministrit Zaev por të njejtët refuzuan duke theksuar se nuk shkelin principet e tyre dhe nuk do të jenë me një qeveri bashkë me personat e dyshuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Refuzimi i tyre për të hyrë në Qeveri, në zgjedhjet lokale për këtë parti rezultoi si hap jo i matur mirë, sepse pësuan rezultat shumë më të dobët sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. Më pastaj në këtë parti pësuan edhe përplasje, ku tani kemi dy Lëvizje BESA, njëra nga Shkupi e tjetra nga Tetova.

Kryeministri Zaev ka paralajmëruar se do të ketë rikonstruim të Qeverisë, dhe krahu i Lëvizjes BESA nga Shkupi javë më parë theksuan se po negocionohen detajet e fundit për kyçjen e tyre në Qeveri. Por a do të mund të mbajnë trupin votues stabil duke pasur parasysh përplasjet e fundit mes dy krahëve të kësaj Lëvizje? Ekspertët thonë se Lëvizja Besa ka bërë shumë gabime strategjike.

Politologu Deniz Memedi për Zhurnal thekson se tentimi i njërit krah të kësaj Lëvizje për të hyr në Qeveri bëhet me qëllim të mbajtjes së elektoratit aktual që kanë. Sipas tij hyrja eventuale në Qeveri nuk u jep hapsirë për realizimin e objektivit kryesor të kësaj partie, Ridefinimin.

“Në fakt bëhet fjalë për dy struktura të cilët thirren në emër të Lëvizjes Besa. Vendimi për hyrje në qeveri të njërës strukturë apo tjetrës bëhet me qëllim të mbajtjes së elektoratit aktual që për momentin e kanë, duke u hapë mundësia për një pjesë të caktuar të njerëzve të strukturës për një angazhim të caktuar përbrenda qeverisë. Mirëpo hyrja në këtë garniturë qeveritare për momentin nuk u jep hapësirë për realizimin e objektivit kyesorë e që ishte ridefinim i shtetit. Nga këtu elektorati i cili është bashkangjitur për këtë qellim këtijë subjekti, nuk do t’i përmbushë pritjet që i ka pasur nga ky subjekt”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.

Nga ana tjetër analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal shprehet se Lëvizja BESA nga parti serioze u shnëdrrua në parti joserioze dhe që dalngadalë po e humbë peshën e saj politike.

“Besa bëri gabime të mëdha strategjike. Nga parti serioze, këto ndarje e bënë edhe të çuditshme për observim, dhe më pas edhe më shumë po humbë peshën e saj politike. Besa sa më shpejtë duhet të siguron këshilltarë dhe PR agjencion para se gjithash. Nëse kyçet në Qeveri atëher ka çfarë të mbështet dhe të fiton në peshë. Shihet që prap këshilltarë të këqij e detyrojnë të mbetet në opozitë duke menduar se me këtë do të kenë më shumë vota. Këto konsultant të Besës janë të dobët dhe u propozoj që të gjejnë profesionist”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.