Ambasadori gjerman është optimist se në tetor do të sillet vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut
Ambasadori gjerman Tomas Gerberih është optimist se në Samitin e Bashkimit Evropian në tetor do të sillet vendim pozitiv për fillim të negociatave inkuadruese për vendin në BE.
“Të gjithë e presim këtë vendim të Këshillit të BE-së dhe me të vërtetë jam më shumë se optimist se ai do të jetë votim i qartë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Edhe krahas gjitha vështirësive dhe mangësive që ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut krijoi përrallë të suksesshme të Ballkanit Perëndimor, veçmas në atë rajoni të bëhet më i afërt mes veti. Në tre vitet e kaluara, RMV i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët”, ka thënë Gerberih në konferencën e sotme kushtuar perspektivave të reformave zgjedhore.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës ka bërë kthesë të madhe me dimensione historike dhe se ajo Marrëveshje duhet të jetë shembull në botë.
Sipas tij, tani me rëndësi është shteti t’u përkushtohet reformave që Kuvendi më parë i ka miratuar dhe për të cilën ka votuar opozita. f