Aleksandra Cvetkovska e ndërmori pozitën e zbrazët të deputetit Goran Milevski


Komisioni kuvendor për çështje të rregullores, mandateve dhe imunitetit e miratoi Raportin e KSHZ-së për punët e ndërmarra në pajtim me nenin 153 të Kodit zgjedhor, për pranimin e pjesës tjetër të mandatit të një deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komisioni i propozoi Kuvendit ta shqyrtojë raportin e KSHZ-së për verifikimin e mandatit të Aleksandra Cvetkovska, e cila do ta marrë pjesën tjetër të mandatit të Goran Milevskit, i cili para ca kohësh e ndërmori funksionin ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje në seancë konstatoi se në bazë të procedurës së zbatuar, Cvetkovska do të jetë deputete e re në Kuvend.

Ajo është nga lista e kandidatëve për deputetë në Parlament për NJZ5 nga LSDM dhe Koalicioni.