Aksident në Shkup, lëndohen dy persona
Dje rreth orës 07.15 është lajmëruar në polici se në rrugën “Metodija Andonov Cento” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Reno 19” me targa nga Shkupi e drejtuar nga L.T.(56) nga fshati Rashtak, Shkup dhe veturës së tipit “Opel Vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.K.(37) nga Shkupi.
Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtarja në veturën “Reno 19” N.R.(45) nga Shkupi, ndërsa është lënduar lehtë L.T., lëndime këto të konstatuara nga mjeku i Kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.
Njashtu M.K. është lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut prej Spitalit të përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer kontroll në vendngjarje