Ajaksi turpëron Realin, Totenhemi për herë të dytë në histori në 1/4 e finales


Ajaksi i ka dhënë fund dominimit trevjeçar të Real Madridit në Ligën e kampionëve! Holandezët kanë mposhtur madrilenët me rezultat 4:1 në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales midis “Santijago Bernabeut” dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 e kanë përjashtuar ekipin nga Madridi nga turneu i të pasurve.

Agonia e “klubit mbretëror” ka nisur që nga fillimi i takimit kur Hakim Ziesh (7′) e goditi rrjetin e Tibo Kurtoas, ndërsa para saj nikoqirët e goditën shtyllën. Vetëm 11 minuta më vonë, David Neresh ka shënuar golin. Si kapak i gjithë kësaj, një nga futbollistët kryesor të nikoqirëve Vinicus Zhunior dhe Lukas Vaskez kanë marrë lëndime dhe janë ndërruar.

Pjesën e dytë futbollistët e Realit e kanë filluar më të motivuar, por lëshimet e Geret Bejlit dhe Karim Benzemas nuk lejuan ajo të ndodhë. Dushan Tadiq (63′) rriti epërsinë në 3:0, ndërsa Marko Asensio (70′) i ktheu shpresat e nikoqirëve, por festa e tyre nuk zgjati shumë, pasi Lase Shone (72’) e rrumbullakoi rezultatin.

Me këtë kriza në real Madrid bëhet gjithnjë e më serioze.

Totenhem nga ana tjetër është plasuar për herë të dytë në historinë e 1/4 të finales në Ligën e kampionëve, pasi e fitoi Borusinë e Dortmundit me 1:0 në ndeshjen kthyese në “Signal Iduna Park”. Ata vazhdojnë tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4:0.

Totenhem ka hapur rezultatin me golin e shënuar nga Heri Kejn, ndërsa deri në fund të ndeshjes nuk ka pasur gol tjetër, me çka loja e nikoqirëve në mënyrë drastike ra pas golit në rrjetin e tyre.