Ahmeti: Unë punoj punën time, nuk jam nga ata që ndërrojnë qëndrime orë e çast
Në pyetjen se a jeni ndjerë si Kryeministër i dytë i Maqedonisë, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti , në emisionin “Vetëm e vërteta”, ka thënë se unë jam partner serioz nuk jam nga ata të cilët ndërrojnë qëndrime orë e çast. Sipas Ahmetit për gjashtëmbëdhjetë vite sa jam në skenën politike nuk kamë krijuar armiq, sot flas me të gjithë ata që kam bashkëpunuar, njofton Medial.mk.