Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Lëvizjes BESA


Kongresi i Lëvizjes Besa ka zgjedhur Afrim Gashin për kryetar të partisë. Në Kongres kanë qenë të pranishëm 542 delegatë. 522 delegatë kanë kanë votuar pro, 12 kanë votuar kundër, ndërsa ka pasur 8 të përmbajtur.
Gashi në deklaratën e tij të parë si kryetar i Lëvizjes Besa, krahu i Shkupit, paralajmëroi se subjekti politik të cilin ai do ta drejton do të zhvilloj politikë konstruktive dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike në vend.

“Ne jemi në politikë sepse politika për ne u bë detyrim. Gripi që kaluam në këtë dimër për të bërë demokraci brenda organizatës, ka lënë shumë pasoja. E kemi rritur imunitetin politik si një organizatë politike duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe organizimit të brendshëm si në ringritjen e kapaciteteve të organizatës, trajnimin e aktivistëve. Nuk do të hezitojmë të komunikojmë me partitë politike, edhe me partitë maqedonase dhe do e bëjmë pa asnjë hezitim për realizmin e qëllimeve të përbashkëta. Pa komunikim me partitë politike në vend nuk mund të arrihet asnjë sukses, pra jemi për dialog të sinqertë”, ka thënë Gashi në fjalën e tij./Medial.mk/