Afrim Gashi: Vijnë ditë të mira për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë


Urimet për marrëveshjen historike të qeverisë në krye me Zoran Zaevin e përshëndeti edhe lideri i krahut të Shkupit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Ai vlerëson se kjo marrëveshje zhbllokon intergimet euroatlantike të Maqedonisë ndërsa qytetarëve u mundëson perspektivë edhe më të mirë.

“Po vijnë ditë të mira për të gjithë ne… Tashmë asgjë nuk e ndalë rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Urime të gjithëve qytetarëve të vendit!”, shkroi Afrim Gashi,