“Bombat” e publikuara në profilin e Fejsbukut të “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP


Prokuroria  Speciale Publike lidhur me shkrimet  e publikuara në një pjesë të mediave dhe  interpretimet e ndryshme të deklaratave të djeshme të prokurores publike speciale  sot përmes një njoftimi theksoi se bisedimet e sapo publikuara në profilin e Fejsbukut me pseudonimin “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP-ja.

“Prandaj, po njoftojmë opinionin se këto audio materiale të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Publike ruhen  me procedura shumë të rrepta sigurie  të cilat përfshijnë siguri fizike, administrative dhe informatike të informacioneve. Njëkohësisht, gjatë analizave dhe përpunimit të materialeve veprohet  në pajtim me rregulloret  dhe procedurat interne  për evidentimin  e procesit të përgjimit  dhe përpunimit të materialeve, si dhe detyrimet  për respektin e plotë tëparimeve të sekretit dhe mbrojtjes së privatësisë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe  personave të tjerë, të garantuar me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të drejta të njeriut dhe me këtë çdo personi  t’i garantohet respekti  dhe mbrojtja e privatësisë të jetës së tij personale dhe familjare”, thonë nga PSP-ja.

Prej aty i bëjnë thirrje të gjithë subjekteve që posedojnë audio materiale që janë lëndë  e komunikimeve të paligjshme t’i  parashtrojnë  PSP.