“27 prilli”, 38 persona dorëzojnë kërkesë për amnisti


Ligji për Amnisti i mobilizoi të pandehurit dhe tashmë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. 38 kërkesa për falje mbërritën në adresën e Gjykatës Penale. Mëshirë, me përjashtim të disa të pandehurve për rrezikim terrorist ndaj rendit kushtetues, kërkuan edhe ata që më parë ishin dënuar, me dënime me kusht për dhunë. Nga Gjykata penale Shkupi 1, nuk njoftojnë zyrtarisht se cilët individë kanë aplikuar për amnisti. Por avokatët e të pandehurve ose kanë paraqitur tashmë, ose janë në proces të hartimit të dokumenteve. Kanë kërkuar mëshirë nga gjykata Aleksandar Vasilevski – Ninxha, deputeti Ljupço Dimovski, ndërsa amnisti do të kërkojnë edhe Goran Gjoshevski – Levi dhe Abdylfeta Alimi. Derisa të pandehurit analizojnë nëse Ligji selektiv i Amnistisë do ti përfshijë ose jo, prokurorja Villma Ruskovska në intervistë për 360 Gradë, tregoi se para-hetimi i porositësve të dhunës është pothuajse gati. Dëshmia e Aleksandar Vasilevski – Nixha dhe pohimi i tij se kati i tetë i selisë së VMRO-DPMNE-së vitin e kaluar më 27 prill ishte qendra komanduese, ishte kontrolluar tërësisht. Urdhri për hetim do të vijojë së shpejti dhe do t’i referohet pikërisht ngjarjeve në Pallatin e Bardhë gjatë asaj nate, kur ndodhi ndërhyrja e përgjakshme në Kuvend.

Ligji për Amnisti i mobilizoi të pandehurit dhe tashmë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. 38 kërkesa për falje mbërritën në adresën e Gjykatës Penale. Mëshirë, me përjashtim të disa të pandehurve për rrezikim terrorist ndaj rendit kushtetues, kërkuan edhe ata që më parë ishin dënuar, me dënime me kusht për dhunë. Nga Gjykata penale Shkupi 1, nuk njoftojnë zyrtarisht se cilët individë kanë aplikuar për amnisti. Por avokatët e të pandehurve ose kanë paraqitur tashmë, ose janë në proces të hartimit të dokumenteve. Kanë kërkuar mëshirë nga gjykata Aleksandar Vasilevski – Ninxha, deputeti Ljupço Dimovski, ndërsa amnisti do të kërkojnë edhe Goran Gjoshevski – Levi dhe Abdylfeta Alimi. Derisa të pandehurit analizojnë nëse Ligji selektiv i Amnistisë do ti përfshijë ose jo, prokurorja Villma Ruskovska në intervistë për 360 Gradë, tregoi se para-hetimi i porositësve të dhunës është pothuajse gati. Dëshmia e Aleksandar Vasilevski – Nixha dhe pohimi i tij se kati i tetë i selisë së VMRO-DPMNE-së vitin e kaluar më 27 prill ishte qendra komanduese, ishte kontrolluar tërësisht. Urdhri për hetim do të vijojë së shpejti dhe do t’i referohet pikërisht ngjarjeve në Pallatin e Bardhë gjatë asaj nate, kur ndodhi ndërhyrja e përgjakshme në Kuvend./Alsat M