Zjarr në një banesë në Aerodromin e Vjetër
Pasdite ka shpërthyer një zjarr në ë banesën e rrugës “Pandil Shishkov” nr. 8, në afërsi të poliklinikës “Jane Sandanski” të lagjes Aerodromi i Vjetër në Shkup.
Rezistenca për ngrohje është arsyeja për zjarrin që shpërtheu. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm është shkaktuar dëm material.
Zjarri është shuar nga Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit në të cilin kanë intervenuar tre automjete dhe nëntë zjarrfikës.