Zaev uron Erdoganin


Erdogan, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Në letrën, Zaev riafirmon marrëdhëniet e mira me Turqinë dhe shpreson në bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat, njofton Medial.mk.

“Marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve, për shumë vite janë shembull për marrëdhënie të mira dhe zhvillim të shoqërive dhe ndërtimin e të ardhmes për të dyja vendet”, shkruan Zaevi.

Zaev shtoi se ne emër të miqësisë shumëvjeçare, përkrahjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, pret përkrahjen e Turqisë për aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në NATO. /Medial.mk