Zaev: Qeveria do të rikonstruohet deri në fund të këtij muaji


Rikonstruimi i Qeverisë të cilin kohë më parë e ka lajmëruar kryeministri, Zoran Zaev do të përfundoj në fund të këtij muaji. I pyetur se Ministria e Drejtësisë a do t’i takojë BDI-së pas dorëheqjes së ministrit Bilen Saliu, Zaev tha se për këtë çështje negociatat akoma janë në rrjedhë.

“Deri në fund të prillit besoj se do të përfundojmë me rikontruimin e qeverisë. Tashmë bisedojmë për kuadro të caktuara, unë jam në bisedime me partitë politike dhe vetë deputetët në Kuvend dhe besoj se varësisht cilësisë së kuadrove, ashtu do të emërohen edhe vetë personat. Për këtë nuk dalim menjëherë me zgjidhje të shpejtë për ministër të Drejtësisë”, tha Zaev./nezavisen