Zaev: Ministra të rinj deri në fund të muajit
Kryeministri dhe lider socialdemokrat Zoran Zaev mbrëmë, në Këshillin qendror (KQ) të partisë, shprehu pritje se deri në fund të muajit do të sillen vendime për plotësimin e zgjidhjeve të nevojshme kuadrovike, për vendet vakante pas zgjedhjeve lokale.
Zaev, paraprakisht, gjatë ditës, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje të bujqve të rinj në MBPEU, tha se deri në fund të nëntorit me siguri do të dihen ministrat e rinj të Shëndetësisë dhe të Investimeve të huaja.
Siç kumtoi LSDM-ja, Zaev mbrëmë i informoi anëtarët e KQ-së për bisedat politike në këtë drejtim me një pjesë të partnerëve të koalicionit.
“Treguam se jemi të suksesshëm në politikën e jashtme, ndërsa këtë do ta tregojmë edhe në planin e brendshëm përmes realizimit të programit që bart jetë për të gjithë. Qasja e ndershme dhe ekonomike do të vazhdojë edhe në nivel lokal”, theksoi Zaev në fjalimin e seancës së katërt të Këshillit qendror të LSDM-së në të cilën është miratuar Raporti për Zgjedhjet lokale 2017 të parashtruar nga Shtabi qendror i zgjedhjeve.
Në Raport konstatohet se qytetarët i kanë njohur qasjen e ndershme, punën ekonomike dhe zbatimin e politikave në interes të tyre dhe vlerësohet gatishmëria e LSDM-së që besimin e dhënë ta orientojë në realizimin e reformave për jetë për të gjithë.
“Mbështetjen që e morën në këto zgjedhje korrekte dhe demokratike e tregoi saktësinë e politikave dhe përcaktimin e qartë të LSDM-së për reforma, integrimin euroatlantik dhe standard më të lartë të jetesës. Kjo mbështetje është obligim shtesë për ne që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë të përkushtuar, në dobi të të gjithë qytetarëve”, potencoi Zaev para anëtarëve të KQ-së.
Këshilli qendror i LSDM-së mbrëmë solli Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të organeve dhe bartësve të funksioneve në organizatat komunale të LSDM-së dhe organizatat qytetare të LSDM-së-Shkup. Procedura për zgjedhjen e organeve dhe bartësve të funksioneve në organizatat komunale të LSDM-së dhe organizatës qytetare – Shkup fillon nesër, 27 nëntor, ndërsa përfundon para fundit të vitit 2017.