Zaev ka kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e dy ministrave


Kryeministri i vendit Zoran Zaev  nga Kuvendi ka kërkuar shkarkimin e dy ministrave. Ministrat që pritet të shkarkohen janë Aksel Ahmedovskit nga posti i ministrit pa portofol i angazhuar për implementimin e strategjisë  për përmirësimin e gjendjes së romëve si dhe ministrin Adnan Qahil ministër për investime të huaja. Në vend të Ahmedovskit, Zaevi ka propozuar kandidatin Muzafer Bajram, ndërsa në vend të Adnan Qahilit është propozuar Elvin Hasan.