Zaev: Besoj se do të marrim datë konkrete për negociata


 Besoj se këtë vit vendi ynë do të marrë datë konkrete  për negociata dhe nuk kam dilemë rreth asaj, veçanërisht duke e ditur se  mbeti vetëm edhe një ligj që duhet ta dakordojmë  nëpër dialog politik, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Odat ekonomike për nismën e vendosjes së orarit të shkurtuar të punës gjatë shfrytëzimit të mungesës prindërore.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të mbajë përgjegjësi nëse nuk ka datë në qershor,  kryeministri u përgjigj se  nuk do të mbajë përgjegjësi sepse vendi do të marrë datë për negociata.

“Absolutisht jo, për shkak të asaj që së pari do të kemi datë,  pyetjet që për momentin  shqyrtohen,  hapësira e ngushtë mes zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pas të cilave  shpallet raporti i Komisionit Evropian edhe katër ditë disa parlamente kanë mundësi  ta miratojnë atë raport  që t’u japin “pas” vendeve anëtare të Këshillit të BE-së ta sjellin vendimin”, tha Zaev.

Potencoi se Ligji për prokurorinë publike është përgatitur në mënyrë transparente dhe se shumicë e madhe qëndron pas tij.

“Shumicë e madhe qëndron pas Ligjit. Duhet për fat të keq të sigurohet shumicë prej dy të tretave, nëse e sigurojmë ne nuk kemi kusht tjetër që është nga pjesa e kritereve që na janë dhënë për marrje të datës. Do të thotë të gjtiha kushtet tjera  që na ishin dhënë gjatë  datës së projektuar për fillim të negociatave janë plotësuar,  mbeti vetëm pjesa politike,  në dakordim për  miratim të ligjit për Prokurorinë Publike”, sqaroi Zaev.

Shtoi se edhe disa ligje duhet të miratohen në Parlament,  ndërsa ato janë Ligji për  këshillin e prokurorëve publik, dhe ligjet për shërbimet e sigurisë,  për të cilat është arritur  dialog politik mes të gjithë faktorëve politik.

“Kur janë plotësuar të gjitha reformat, kur shkëlqejmë në botë, kur mbajmë leksion të Evropës, me sjellje evropiane dhe me vlera  e mënyra evropiane të sjelljes,  absolutisht  as nuk mendoj për dorëheqje”, u përgjigj Zaev.

Në pyetjen kur do të vazhdojnë negociatat për PSP-në dhe nëse ka afat deri kur do të pritet përkrahje e VMRO-DPMNE-së opozitare, Zaev thotë se  bisedat rrjedhin  dhe ka përparim të vogël.

“Do ta lë për atë të komentojnë ministrja e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së të cilët për momentin bisedojnë. Partitë më të vogla opozitare siç është Aleanca për Shqiptarët dhe Besa i dhanë instruksionet e tyre dhe dhanë hapësirë  të arrihet marrëveshje së pari me partinë më të madhe opozitare. Tetë deputetët të cilët janë në  grupin e ri të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit gjithashtu dhanë  instruksione dhe drejtime të tyre por dhanë hapësirë  së pari me partinë më të madhe opozitare.  Besoj se në kohën më të shpejtë ajo do të japë fryt, dhe besoj se do të gjehen mënyra ajo të sillet në kohë,  që të përbëhet  një pjesë e raportit,  që publikohet pas përfundimit të zgjedhjeve për PE-në, por shkruhet në fillim të muajit maj”, tha Zaev.

Vlerësoi se koha është shumë e shkurtër, por shpreson se  do të arrihet  konsensus për këtë çështje, që të mund të sjellim vendim  në Parlamentin tonë, duke shprehur bindje se marrëveshja për ligjin e prokurorisë publike do të arrihet para zgjedhjeve presidenciale.