Xanakopulos: Janë krijuar parakushte për gjetje të zgjidhjes për emrin
Në vitin 2018, janë krijuar parakushte dhe ekziston dritare e mundësisë për zgjidhje, qëndrimi grek është emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, ndërsa nëse ka konsensus të gjerë të brendshëm në vend, Kamenos nuk do ta kundërshtojë, thotë ministri pa dikaster dhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, në një intervistë për Euronjuz Greqi. Ai njofton se korrespondenti i MIA -s nga Athina lidhur me linjat e kuqe greke sqaron se ata dihen nga viti 2007 dhe ende janë në fuqi.
“Qeveria greke, si edhe periudhën e kaluar, në negociata do të vijë pikërisht me këtë qëndrim politik, gjegjësisht emrin e përbërë me përcaktim gjeografik dhe validitet të emrit ndaj të gjithëve. Prej këtu ekzistojnë edhe çështje të tjera për të cilat duhet të bisedohet. Megjithatë për momentin, nuk dua të ndërhyjë në hollësi teknike. Mendoj se ajo që është e rëndësishme në këtë fazë është fakti që edhe kryeministri grek dhe lideri i IRJM-së, qartë kanë deklaruar se mund të krijojnë parakushte politike dhe ekziston vullnet i përbashkët që të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Mendoj se kjo është ajo që duhet ta mbajmë në këtë fazë”, thotë Dimitris Xanakopulos.
Në intervistën për Erunjuz Greqi, zëdhënësi i Qeverisë greke, e përsërit të njëjtën, siç publikoi MIA pardje, e tha duke folur për TV ERT-in shtetëror, se në vitin 2018 mund të gjendet zgjidhje për emrin.
“Mendoj se në vitin 2018 janë krijuar disa parakushte, që të jemi optimist se do të mundemi të gjejmë zgjidhje të ndërsjellë të pranueshme në suaza të emrit të përbërë, sepse edhe vendi fqinj hoqi dorë prej disa qëndrimeve radikale nga e kaluara, dhe nga ana greke ekziston vullnet, disponim të ecim para drejt zgjidhjes së problemit. Vlerësimi ynë është se në të vërtetë, ekziston dritare për mundësinë në vitin 2018 edhe qëllimi ynë është të ndërtojmë sa është e mundur konsensus më të madh të brendshëm që të mund të ecim para drejt zgjidhjes së problemit konkret”, sqaron Xanakopulos.
Lidhur me qëndrimin e kundërt të partnerit të koalicionit Grekët e Pavarur, zëdhënësi qeveritar thotë se deklaratat e Panos Kamenos në asnjë rast nuk e përjashtojnë mundësinë për të gjetje të zgjidhjes.
“Kamenos mori qëndrim shumë përgjegjës, duke thënë këtë, se përveç asaj që është i përmbajtur për çështjen konkrete, nuk është në disponim të shkaktojë krizë qeveritare, politike, përkundrazi si kusht e vendos atë që e thashë paraprakisht, konsensus më i madh i mundur në suaza të sistemit politik. Nëse arrihet kjo”, Kamenos tha se nuk do ta kundërshtojë zgjidhjen e kësaj çështje”, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke, transmeton MIA.
Lidhur me takimin eventual të liderëve të partive politike për zgjidhjen e emrit, Xanakopulos thotë se periudhën e ardhshme do të dihen edhe hapat e ardhshëm të Qeverisë.