Vula e Gjykatës Kushtetuese më e vlefshme se nënshkrimi i Ivanovit?


Ligji për gjuhët ngelet në labirintet juridik, por Gjykatësi kushtetues mendon se vula e gjykatës kushtetuese është më e vlefshme se nënshkrimi i kryetarit Gjorgje Ivanov dhe se në fakt vula zavendëson nënshkrimin e Ivanovit.

A do ta ketë ligji për përdorimin e gjuhëve fatin identik si ligji për “branitellat”, i cili u “humb” në labirintet politike të qeverisë? A do të aprovohet ligji ose do të pret për kohëra më të mira që dekreti i të njejtit të nënshkruhet ose votohet përsëri? Partitë politike, kryeparlamentari Xhaferi por edhe lideri i shtetit Ivanov tani për tani kanë zgjedhur opcionin e heshtjes në lidhje më këtë temë.

Ish-gjykatësi kushtetues Trendafil Ivanovski në bisedë për “Nezavisen” tha se ky ligj nuk ka natyrë urgjente ndërsa marrëveshja mes partive politike është dalja e vetme nga kjo situatë dhe këtë ligji siç potencoi ai, partitë politike nuk duhet ta përdorin për rritjen e rejtingut ose për pikë ditore politike.
“Pritshmërit e mia ishin që në këtë fazë do të hapen biseda, më saktësisht do të respektohet kërkesa e Kushtetutës e cila thotë se duhet përsëri të debatohet për këtë ligj dhe pas debatës më të fundit nëse ky ligj fiton përkrahjen e shumicës atëher kryetari i shtetit patjetër duhet ta nënshkruaj. Mirëpo, jemi dëshmitar se ai debat kurrë nuk ndodhi, partitë vendosën shpejtë ta votojnë ndërsa kryetari i shtetit e përdor të drejtën e tij për të mos nënshkruar ligjin. Nga ana tjetër, ai ishte i vetëdijshëm se poqë se nuk e nënshkruan ligjin do të mbaj përgjegjësi mirëpo kjo përgjegjësi objektive nuk mund të realizohet. Mendoj që tani më mirë është që forcat politike të ulen dhe të merren vesh mes vete. Kjo nuk është çështje që dëmton shtetin nuk ka karakter të till. Kjo më tepër mua më ngjan në lojë, në ngritjen e rejtingut e cila nga ana tjetër është e dëmshme për shtetin”, tha Ivanov i cili shtoi se nëse ligji shpallet në “Gazetën Zyrtare” pa nënshkrimnin e Ivanovit, në atë rast gjuha në vend që të jetë vegël për komunikim do të shëndrrohet në vegël për deorganizim dhe thyerja të mëtutjeshme të Kushtetutës.

Gjykatësi Kushtetues dhe profesori universitar Osman Kadriu mendon se nëse Ivanov edhe më tutje refuzon të dekretoj ligjin për gjuhët, atëher Kuvendi ka vetëm një opcion logjik dhe dalja nga kjo situatë sipas tij qëndron inciativa e Kuvendit që duhet ta dërgoj deri tek Gjykata Kushtetuese se në këtë rast specifik ka përplasje të kompetencave mes Kuvendit dhe njeriut të parë të shtetit dhe shpreson që ajo iniciativë të pranohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Për momentin zgjidhja më e mirë është që Kuvendi të inicojë procedurë tek Gjykata kushtetuese dhe të konstatohet që ky fenomen që ndodh dhe për të cilin përgjegjës është pikërisht Gjykata Kushtetuese, ka konflikt të kompentencave mes kryetarit të shtetit dhe Kuvendit. Nëse ajo iniciativë pranohet dhe Gjykata e pranon se ka konflikt të kompetencave- duke marrë parasysh përbërjen e gjykatës kushtetuese nuk garantoj se kjo do të ndodh, në atë rast vendimi dhe vula e Gjykatës Kushtetuese e zavendëson nënshkrimin e Ivanovit”, tha Osmani.

Osmani dhe Ivanovski pajtohen se është e palogjikshme që në këtë ligj dy herë të qëndroj nënshkrimi i kryeparlamentarit Xhaferi.

Disa ditë më herët ligjin e harruar të shqipe e komentuan edhe kryeministrit Zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani. Ata deri tek kryetari i shtetit apeluan që mos ta mbaj peng ligjin dhe të lejojë që qytetarët të ndjejnë beneficionet e njejti dhe që është koha që kryetari i shtetit të reflektoj se është kryetar i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Blerim Ismaili