Vritet shefi mafioz njujorkez “Frenki boj”


Shefi i familjes mafioze Gambino, Françesko Kali,  i njohur si “Frenki boj” ishte vrarë para shtëpisë së tij në Stejten Ajlend në Nju-Jork, njoftoi policia.

Kali(53) ishte goditur me të paktën gjashtë plumba, dhe më pas sulmuesi e kishte shtypur me automjetin e mafiozit.

Gambino është një prej pesë familjeve më të mëdha  italiano-amerikane  në Nju-Jork.

Motivi i vrasjes tani për tani nuk është i njohur, ndërsa hetimi vazhdon.