Vrasje me armë zjarri në Tiranë, viktima një 40-vjeçar

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Kinostudios në Tiranë, teksa viktima mendohet se është qëlluar në kokë.

Viktima është një burrë rreth 40 vjeç. Policia ka shkuar në vendin  e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e krimit.