VMRO-DPMNE me mbi 400 amandamente për Kodin Zgjedhor

VMRO-DPMNE ME MBI 400 AMENDAMENTE PËR KODIN ZGJEDHOR

Propozimet e Qeverisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor hynën edhe në Komisionin për çështje evropiane. Ky komision u caktua në mënyrë urgjente sot pasditë për të filluar në orën 17 e 30. Ashtu si në seancë plenare, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që ky propozim i Qeverisë të hiqet nga rendi i ditës. Deputeti Ilija Dimovski tha se me këtë veprim prishet demokracinë në vend pasi Kodi zgjedhor ndryshohet pa konsultim me shumicën. Andaj edhe kanë përgatitur amendamente për keto propozim ndryshime.

Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së: “Mos veproni kështu sepse kjo shkon në dëm të Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë. Me këtë po e prishni demokracinë në vend. Seanca ështe thirrur në mënyrë urgjente dhe nuk është lënë hapësirë as për tu dorëzuar amendamente. Kërkojmë që të hiqet kjo pikë nga rendi i ditës. Janë dorëzuar amendamentet, por ende nuk janë arkivuar dhe nuk u janë dorëzuar deputetëve dhe Komisionit.”

VMRO DPMNE insistoi që të mos votohet rendi i ditës, Megjithatë kryetari i Komisionit për çështje Evropiane Artan Grubi e hapi seancën dhe propozoi që të votohet rendi i ditës me pikën e vetme që jane peopozim ndryshimet e Kodit zgjedhor.

Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje EvropianeJu njoftoj se në afatin e përcaktuar në rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë parashtruar mbi 400 amendamente për këtë propozim ligj, dhe derisa shërbimet ti dorëzojnë amendamentet, këtu e ndërpres punën e këtij komiisoni për ditën e sotme, do të vijojmë kur tu njoftoj ditëve në vijim.

Pasi që u votua rendi i ditës, tani deputetët kanë të drejtë që të diakutojnë tre ditë për propozim ndryshimët e Kodit zgjeshor dhe amendamentet e opozitës. Ditën e tretë votohet. Me propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor Qeveria kërkon që anëtarët e KSHZ të zgjidhen me 61 vota dhe jo me dy të tretën e votave në Kuvend. Kjo masë sipas përvaqesuesve të puahtëtit vjen pasi VMRO për më shumë se një muaj e zvarrit zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

/SHENJA/