VMRO-DPMNE: Me ligjin e ri për DAP, LSDM-JA e shkel kushtetutën


Shfuqizimi i privatësisë së llogarive bankare qeveria e Zaev do tatojë gjithashtu eksportuesit e punës intelektuale dhe e kërcënojnë privatësinë e qytetarëve, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
“Me një vendim të tillë LSDM edhe një herë pandjenja e shkel Kushtetutën e Maqedonisë konkretisht nenin 25 me të cilin thuhet se çdo qytetari i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë në jetën e tij personale dhe familjare, të dinjitetit dhe reputacionit”.
Nga OBRM-PDUKM gjithashtu shtojnë se “njëkohësisht, një nga qëllimet kryesore të këtij vendimi të qeverisë është tatimi i atyre që japin punë intelektuale në tërë botën gjegjësisht shërbimet IT. përkthime dhe punë tjera. Me këtë do të tatohen edhe struktura e qytetarëve të cilët bëjnë eksport me shfrytëzim minimal të shërbimeve shtëpiake për të cilët paguajnë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.