(VIDEO) Tragjedi: Humbin jetën burrë e grua në një aksident trafiku, fëmija mbijeton


Në një aksident trafiku, rrugës nga Italia për në Francë, ka humbur jetën një çift i ri bashkëshortor nga Hasanbegu i Shkupit.

Bëhet fjalë për Ebu Bekër Sulejmanin dhe gruan e tij Egzona Maksutin, të cilët kanë pasur nga 24 vjet.

Çifti ka jetuar në Lion të Francës ndërsa në Itali kanë qenë për pushim. Ndeshja ka ndodhur duke u kthyer për në Francë.

Sipas policisë italiane, shkaku i aksidentit ka qenë lodhja e tepërt e shoferit.