(VIDEO) Një burrë vetëndizet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë


 Një burrë vetëndizet në parkun “Elips” në Uashington, që ndodhet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Siç publikuan shërbimet amerikane të sigurisë në Tuiter, incidenti ka ndodhur kur presidenti i SHBA-së Donald Tramp ndodhej në njërën ndër godinat administrative.

Burri është lyer me benzinë dhe është ndezur në barin para Përmendores në Uashington, që ndodhet midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitolit.

Në incident menjëherë kanë reaguar pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë dhe policë, të cilët e kanë shuar zjarrin dhe i kanë ofruar ndihmën e parë njeriut,i cili pastaj është dërguar në spital, ku më vonë u është nënshtruar lëndimeve të marra.

Burri është identifikuar si Arnav Gulta nga qyteti Betesda në shtetin federal amerikan Merilend. Arsyet dhe motivet për veprimin e tij nuk dihen.