(VIDEO) Banorët e Prishtinës me valle festojnë për Ushtrinë e Kosovës

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një ditë e shënuar dhe një hap shumë i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit. Përpjekjet për të mbërritur deri këtu zgjatën 5 vite, por në fund u realizua.

Për qytetarët e Prishtinës kjo është një ditë e madhe që po kalohet me festë.

“Nga ky moment, nuk ka njeri që mund të flasë rreth kufijve. Tani e kërkoj përgjegjësinë prej ushtrisë sime”, thotë një banor.

“Është realizim i një ëndrre shekullore”, thotë një tjetër.

Si çdo ushtri e vendeve të lira në botë, Ushtria e Kosovës ka për detyrë mbrojtjen e territorit të saj, mbrojtjen e qytetarëve dhe mbështetjen e autoriteteve civile dhe të operacioneve ndërkombëtare. Edhe këtë herë ishin amerikanët ata që e mbështetën Kosovën në këtë arritje të madhe.Topa chanel