Vajgëll: Nuk ka konfirmim nga VMRO-DPMNE-ja se do të merr pjesë në negociatat në Paris

Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Kukan dhe Fllekenshtajn në fund të shkurtit do të vijnë në Maqedoni që ta caktojnë datën e takimeve në kuadër të procesit “Zhan Mone”. Deri tani nuk përgjigje nga VMRO-DPMNE-ja se a do të merr pjesë në takim, tha Vajgell në intervistë për MIA-n, transmeton Portalb.mk.

Ai vlerëson se situata politike në Maqedoni pas konstituimit të Kuvendit dhe të qeverisë është duke përparuar. Sipas raportuesit të Maqedonisë në Parlamentin Evropian, ajo që mungon është bashkëpunimi konstituiv i të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend.

Ai konsideron se bojkoti nuk është instrument që do të ishte i pranishëm për shtetet demokratike. Do të ishte e justifikueshme që të pritet Maqedonia, qeveria e së cilës ka ndërmarrë hapa për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe njëkohësisht punon me reformat e theksuara, siç tha Vajgëll, këtë vit do të merr vendim për fillimin e bisedimeve.

Sipas paralajmërimeve, takimi do të mbahet në mars në Paris.