Turqia me qëndrim zyrtar ndaj bombardimeve në Siri
Shteti i Turqisë ka reaguar pas sulmeve nga Amerika dhe aleatëve tjerë në Siri. Në një deklaratë të shkurtër ata kanë përkrahuar sulmin në Siri.
“Operacioni i nisur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kundër regjimit sirian është reagimi i duhur”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net
Sulmet në Siri kanë nisur të shtunën pas mesnatës, pasi regjimi i Assadit kishte përdorur armët kimike.