Trampi huazoi dy miliardë dollarë nga Dojçe bank para se të bëhej president


 Dojçe bank gjermane i ka huazuar mbi dy miliardë dollarë Donald Trampit para se të bëhej president i SHBA-së.

Edhe krahas sinjaleve të shumta, të cilat tregonin se Trampi ka probleme, shkruan “Njujork tajms”.

Gazeta ka intervistuar mbi 20 drejtorë dhe anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm rë këshillit drejtues të Dojçe bank, me qëllim që të sigurojë kontroll më të mirë në historinë e marrëdhënieve të Trampit me kredituesin gjerman dhe ta zbulojë mënyrën në të cilën Trampi pothuajse dy dekada ka arritur të sigurojë financim nga ajo bankë gjermane edhe përkundër bankrotimeve të tij, përderisa në të njejtën kohë, kreditues të tjerë e kanë konsideruar klient të rrezikuar.

Shkrimi në “Njujork tajms” është publikuar mu pasi që dy kredituesit më të mëdhenj gjermanë, Dojçe bank dhe Komercbank, konfirmuan se janë në negociata për t’u bashkuar, që kontribuoi për kërcim të aksioneve të tyre.

Sipas “Njujork tajms”, Trampi, në rrethana të caktuara, e ka ridimensionuar pasurinë e tij, ndërsa bankierëve u ka premtuar se do t’i spërblejë me fundjava falas në klubin e tij privat në Palm Biç, Florida, me qëllim që të marrë kredi.

Gjatë viteve, Trampi shfrytëzon kredi nga Dojçe bank për ndërtimin e rrokaqiejve dhe patundshmërive të tjera luksoze. Për bankën gjermane, marrëdhënia me Trampin ishte kyçe në krijimin e punës së saj bankare investuese, thuhet në raport.

Dojçe bank, “Organizata Tramp” dhe Shtëpia e Bardhë nuk e komentuan shkrimin në “Njujork tajms”. Mediumet amerikane përkujtojnë se marrëdhënia e Trampit me Dojçe bank kohë më parë u gjet nën thjerrëz në SHBA.

Kështu, Zyra e prokurorit shtetëror në Nju-Jork, Komiteti për kontroll zbulues dhe Komiteti për shërbime financiare në Kongres po i shqyrton lidhjet financiare të presidentit me atë bankë gjermane.