Trajanov: Ivanov duhet ta nënshkruaj ligjin


Kreu i Lidhjës Demokratike, Pavle Trajanov, fton presidentin Gjorgje Ivanov që të dekretojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe të mos bëhet shkas për krijimin e tensioneve politike dhe as shkas për kriza të sigurisë. Sipas Trajanovit, gjuha është mjet për mirëkuptim të ndërsjellë ndërsa, në Maqedoni, është shndërruar në instrument për konfrontime dhe akuza të ndërsjella.

“Ivanov duhet ta nënshkruaj këtë ligj, cili duhet të shkojë në kontroll në Gjykatën Kushtetuese dhe para Komisionit të Venecias. Mendoj se ligji shfrytëzohet për manipulim politik pasi nuk shoh qasje sistemore nga partitë që janë pjesë e Parlamentit, posaçërisht nga opozita, që t’i qasen në formë konstruktive në drejtim të ndryshimit të zgjidhjeve të caktuara të cilat në të ardhmen ndoshta do të zbatohen në pratikë me vështirësi”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Edhe pse gjykon se për kushtetutshmërinë duhet të vendosë Gjykata Kushtuese, ai shpreh mosbesimin edhe ndaj këtij institucioni.

“Fjalën e fundit për kushtetutshmërinë duhet ta japë Gjykata Kushtetuese, e cila deri tani nuk ka qenë kredibile por, shpresojmë se nën trysni të opinionit dhe ekspertëve të diskutojnë çështje të këtilla do të sjell vendim meritor”, shtoi Trajanov.

Sipas Trajanov, me rëndësi të posaçme është që i gjithë procesi të zhvillohet në kuadër të institucioneve të Republikës. Ish ministri i mbrendshëm vlerëson se i gjithë procesi është shumë i ndishëm dhe kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë për të evituar turbulenca të mbrendëshme dhe jostabilitet.