Tragjedia e vdekjes së familjes në afërsi të Kumanovës, Aliu: Ja kush mban përgjegjësi dhe duhet të dorëhiqet


Opinionisti Qenan Aliu ka shprehur pikëllimin e thellë për tragjedinë që ndodhi dje në hekurudhën Kumanovë – Shkup, gjegjësisht në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku humbën jetën një familje e tërë. Ai për këtë rast të rëndë tragjik ka shkruar se përgjegjësia i takon “Hekurudhave të Maqedonisë” dhe se  për këtë dikush duhet të jap llogari.

Ja postimi i plotë i Aliut:

EDHE ÇKA DUHET TË NDODHË QË KËTA ,,Pordhaca,, udhëheqës të ,,HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË, PËR SHKAQE MORALE TË JAPIN DORËHEQJE :?!

Sot një tragjedi,tre vetë humbën jetën në një pikë kaluese,vetura është shtypur nga treni në Romanovcë.

Një familje e tërë dhe më gjërë sot mbeten të pikëlluar. Ajo që dua të vë në spikamë është me sa vijon ; –

A e dini sesa miliona euro një dekadë kanë qenë të kredituara nga ana e qeverisë dhe vite me rradhë pikat e kalimit në ,,Hekurudhat e Maqedonisë,,të programuara për investime moderne me ,,Rampa,, dhe sinjale përkatëse për siguri më të madhe ; – Ae din kush sesa para publike janë harxhuar dhe këta pika kalimi akoma kanë mbetur me standardet si në BANGLANDESH ; – A e dini sesa herë disa udhëheqës ,,pordhaca,, dhe politikan kanë prerë shirita për gjoja investime moderne në këto pika kalimi të ,,Hekurudhave të Maqedonisë,, ; – Interesante , edhe pas disa HUMBJEVE TË JETËVE të njerëzve në këto pika( vjet në f. radushë ), asnjë,, pordhac,, nga udhëheqësia e ,,HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË,, për shkaqe MORALE NUK JAPIN DORËHEQJE . Shtrohet pyetja se çka duhet të ndodhë më keq që këta hajdutë për shkaqe morale të japin dorëheqje ? Dhe a mos mendojnë se Evropa do të na pranojë me këtë lloj sigurie në komunikacion në ,,Hekurudhat e Maqedonisë,,. Kjo siguri është pjesë e një kapitulli, dhe kur të hapet ajo, hajdutët do të duhet të tregojnë se ku janë investuar shuma maramendëse para publike të harxhuara. Familje dashur nga Haraqina,ZOTI qoftë me ju,dhimbja juaj është edhe e jona, prandaj do ta ndajmë bashkë !