“Titanik”, Janakieski i jepte urdhra edhe kryetarit aktual të KSHZ-së

Seanca e sotme gjyqësore për rastin ”Titanik” ka vazhduar me dëgjimin e bombave. Bisedat e para të cilat u dëgjuan ishin të ish Ministrit për transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, i cili sipas materialit të përgjuar dy dit para zgjedhjeve u jepte urdhra anëtarëve të partisë, drejtuesve të institucioneve të shumta që të ndikojnë në trupin votues, dhe të bëjnë çmos që të fitojnë zgjedhjet. Në njërën nga bisedat e përgjuara dëgjohet edhe biseda mes Janakievskit dhe kryetarit aktual të KSHZ-së Oliver Derkovski I cili asokohe ishte drejtor I Hekurudhave të Maqedonisë. Janakievski jepte instruksione se si të veprohet ditën e zgjedhjeve por edhe para zgjedhjeve.

Bomba

”Në ora 7 në shtab. Deri në 9 të votojnë. Në 10 të dalin familjarët dhe shokët, ndërsa deri në 12 të dalin të votojnë të gjithë të punësuarit, pastaj të papërcaktuarit.”

Janakevski kishte dhënë instruksione Derkovskit që të angazhoj anëtarët e partisë që të shpërndajnë edhe material propagandues për partinë SDPM, parti kjo e cila gjatë çdo cikli zgjedhor dilte me emra të ngjashëm me kandidatët e LSDM-së, me qëllim çorientimin e votuesve. I akuzuari në rastin Titanik Janakievski gjatë vitit 2011 në zgjedhjet 1 qershorit me anë të drejtorit të atëhershëm të DAP-it Goran Trajkovskit kishte angazhuar të gjithë shërbimet e inspektimit për mbylljen e disa dyqaneve në një lagje të romëve në Strumic me pretekstin se aty bëhet shpërndarja miellit dhe vajit në kompensim të votave.

Bomba

“Janakievski: ‘‘Dyqanet janë të mbushura me miell dhe vaj, dërgo inspektorët që t’i mbyllin”.

Trajkovski: ”E keni ndryshuar ligjin, kështu që nuk mund t’i mbyllin. E ndryshuat që njëherë t’i gjobisim, pastaj në pjesën e dytë t’i mbyllim”.

Pas kësaj Janakievski bënë edhe disa thirrje që të dërgojnë inspektorë në dyqanet në këtë lagje.

Bomba

Janakievski:’‘Të mbushura janë me miell dhe vaj, me to Zaev do të blejë vota. Të mos largohen inspektorët nga aty”.

Bashkbiseduesja:”Edhe nëse i mbyllim ata përsëri do të shpërndajnë miellin”.

Janakievski:”Mendoni diçka, u thoni se mielli është kancerogjen’‘.

Përpos Mile Janakievskit në rastin Titanik të akuzuar tjerë janë edhe Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Martin Protugjer si dhe Kiril Bozhinovski. Për këtë rast PSP ka paraqitur 5,910 dëshmi si dhe ka propozuar 191 dëshmitarë.