Tërmet në Shkup


Tërmet me fuqi prej tre ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë sot në Shkup dhe rrethinë.

Tërmeti është regjistruar në orën 15 e 43 minuta me epiqendër nga rajoni i Shkupit.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup kumtoi se epiqendra është vetëm disa kilometra në lindje nga rajoni qendror i qytetit, me magnitudë të Riheteri prej dy ballësh.