Të punësuarit në qendrën klinike protestojnë për çmimin e parkingut


Të punësuarit në klinikat e Shkupit sot protestuan pasi që Qyteti i Shkupit paralajmëroi shtrenjtimin e parkingut për ta. Ata janë kundër vendimit që kartela mujore për parking të kushtojë 800 denarë, për të cilën thonë se ndikon në buxhetin e tyre.

Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, ata thonë se ditëve në vijim do të bllokojnë pikat pagesore dhe se nuk do të lejojnë që askush ta shfrytëzojë parkingun.