Të paktën 25 të vdekur dhe 80 të lënduar në luftimet në Tripoli


Në luftimet në kryeqendrën libiane Tripoli deri tani janë vrarë të paktën 25 persona, ndërsa janë lënduar 80 njerëz, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në këtë qytet.

“Mes të vdekurve ka edhe luftëtarë prej të dy palëve dhe civilë, përfshirë edhe familje të tëra”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë të Shëndetësisë.

Në Libi nga java e kaluar kanë rifilluar përleshjet pasi Armata kombëtare libiane e panjohur e udhëhequr nga Kalif Haftar u nis për luftim në pjesën perëndimor të vendit dhe qendrën e Tripolit, ku kontrollin e ka Qeveria e njohur ndërkombëtarisht, e udhëhequr nga Fajez Seraxh.

Saraxh u kundërpërgjigj me operacionin “Vullkani i zemërimit” për mbrojtjen e kryeqendrës të Libisë.

Libia është në kaos që nga viti 2011, nga rrëzimi i pushtetit dhe vrasja e liderit Muamer Gadafi, e cila ndahet në territore nën kontroll të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Seraxhit në Tripoli dhe administratës paralele të besueshme të Haftarit.