Macron dhe Trump: Në Siri janë përdorur armë kimike


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Emanuel Macron, president i Francës janë pajtuar nëpërmjet një bisede telefonike se në sulmin në qytetin sirian Duma janë përdorur armë kimike. Ata ranë dakord të bashkëpunojnë për të krijuar një përgjegjësi të qartë për përdorimin e armëve të tilla. Të dy presidentët shkëmbyen informacione …

Macron dhe Trump: Në Siri janë përdorur armë kimike Read More »

SHBA falënderojnë Maqedoninë


Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka shprehur falënderime për Maqedoninë, për përfshirjen e saj në veprimin e përbashkët të shumë shtetve, për largimin e diplomatëve rus, në mbështetje të Britanisë së Madhe. Kjo valë largimesh erdhi pas helmimit të një spiuni të dyfishtë në Britani të Madhe, përcjell Telegrafi. Një zyrtar i lartë i DASH-së …

SHBA falënderojnë Maqedoninë Read More »

Përplasja me Turqinë, SHBA në krah të Kosovës


Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave …

Përplasja me Turqinë, SHBA në krah të Kosovës Read More »

Detaje nga zhdukja e aktores shqiptare, partneri i saj kreu vetëvrasje


Aktorja ambicioze nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në apartamentin e saj në Hollivud muajin e kaluar, besohet se ka vdekur – dhe burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia. Adea Shabani, nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy …

Detaje nga zhdukja e aktores shqiptare, partneri i saj kreu vetëvrasje Read More »

Miçel: SHBA-të mbështesin Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur një zgjidhje për emrin


Mbas vizitës në Prishtinë dje dhe para kalimit ne Beograd sot, po sot ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell është ndaluar në Maqedoni ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Në konferencën për shtyp pas takimit, ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, edhe një herë …

Miçel: SHBA-të mbështesin Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur një zgjidhje për emrin Read More »

Zaev: Çdo ndihmë rreth çështjes së emrit është e mirëseardhur


“Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se Maqedonia ka …

Zaev: Çdo ndihmë rreth çështjes së emrit është e mirëseardhur Read More »

Ardhja e diplomatit amerikan, Veç Miçel: ja çfarë pritet t’i sjellë Maqedonisë


Zëvendësndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel, i cili në këtë funksion vjen pas Hojt Brajan Ji, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni, njoftojnë nga Stejt Departamenti. Në lidhje me ardhjen e Miçelit në Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se krahas përkrahjes në perspektivën atlantike, nga Miçel …

Ardhja e diplomatit amerikan, Veç Miçel: ja çfarë pritet t’i sjellë Maqedonisë Read More »

Grubi në Lutjen e Mëngjesit me Presidentin e SHBA-së Trampin


Deputeti Grubi realizoi takime pune me kongresmenin Jim Benks dhe ish përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, analistin me ndikim dhe profesorin universitar, Daniel Server, si dhe mori pjesë në Lutjen e Mëngjesit me Presidentin e SHBA-së dhe liderët e 140 vendeve të botës. Në takimin me kongresmenin, Grubi kërkoi mbështetje publike dhe inkurajim nga ana …

Grubi në Lutjen e Mëngjesit me Presidentin e SHBA-së Trampin Read More »

Grubi: SHBA-ja e mbështet plotësisht Maqedoninë


Njeriu i parë i Kuvendit për miqësi me SHBA-në, deputeti Artan Grubi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim pune në Departamentin e Shtetit në Uashington me u.d. zëvendësndihmës sekretar i shtetit, z. Mathew Palmer, transmeton Flaka Në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth kontestit me emrin, …

Grubi: SHBA-ja e mbështet plotësisht Maqedoninë Read More »

Anketë: Mendim të mirë për Serbinë dhe Bullgarinë, negativ për Kosovën dhe Shqipërinë


Qytetarët e Maqedonisë kanë mendim pozitiv për Serbinë dhe Bullgarinë fqinje, ndërsa negativ për Kosovën, Shqipërinë dhe për Greqinë, tregon hulumtimi që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politik nga Shkupi (IPIS) në periudhën nga 16 deri më 21 dhjetor. Sipas rezultateve nga anketa telefonike, 42,3 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se kanë mendim …

Anketë: Mendim të mirë për Serbinë dhe Bullgarinë, negativ për Kosovën dhe Shqipërinë Read More »

Grubi në Pentagon: NATO tani!


Deputeti Artan Grubi e vizitoi edhe Pentagonin gjatë vizitës së tij në SHBA ku u takua me përfaqësuesen e lartë të Departamentit të Mbrojtjes të Amerikës, Laura Cooper, zëvendëssekretare shtetërore e Mbrojtjes e SHBA-së. Në takim u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer i ndërsjellë në sferën e mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit, Cooper theksoi se mbështetja …

Grubi në Pentagon: NATO tani! Read More »

Grubi pret ndihmën e SHBA-së për zgjidhjen e kontestit me Greqinë


Kryetari i Komisionit për çështje evropiane dhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë Artan Grubi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington realizoi takim pune me këshilltaren speciale të zëvendëspresidentit të SHBA-së Majk Pens, Moli Montgomeri me të cilën biseduan për situatën politike në Maqedoni dhe sfidat në lidhje me reformat dhe integrimin euroatlantik të vendit. Grubi, …

Grubi pret ndihmën e SHBA-së për zgjidhjen e kontestit me Greqinë Read More »

Grubi realizoi takim me kongresmenët Roskam, Aderholht, Ratcliffe, Buck, Moolenaar dhe Dingl


Kryetari i Grupit të Kuvendit për Miqësi me SHBA-në, deputeti Artan Grubi njëherit kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit, e vazhdoi vizitën e tij zyrtare në SHBA me më shumë kolegë të tij në Kongresin e SHBA-së. Grubi realizoi takime me kongresmenët Peter Roskam, Robert Aderholht, John Ratcliffe, Keny Buck, Johne Moolenaar dhe …

Grubi realizoi takim me kongresmenët Roskam, Aderholht, Ratcliffe, Buck, Moolenaar dhe Dingl Read More »

Zaev: Zvicra gati të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të KSHZ dhe reformat zgjedhore


Zvicra është e përgatitur të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), si dhe në përgjithësi në reformat zgjedhore, theksoi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Zuter Tehada në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun, ka informuar …

Zaev: Zvicra gati të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të KSHZ dhe reformat zgjedhore Read More »

Arifi – Bejli: Partneriteti me SHBA-të i vetmi përcaktim orientues i vendit tonë


Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli sot ka vizituar Komunën e Tetovës dhe është prit me nderimet më të larta nga kryetarja Teuta Arifi, njofton Zhurnal. “Ambsadori amerikan në takimin me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi diskutoi për temat dhe sfidat që e presin Republikën e Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve integruese …

Arifi – Bejli: Partneriteti me SHBA-të i vetmi përcaktim orientues i vendit tonë Read More »

“Blic”: Hojt Ji me siguri ambasador i ri i SHBA-së në BeH dhe jo në Maqedoni


Diplomati amerikan, Hojt Brajan Ji do të emërohet ambasador i ri i SHBA-së në BeH dhe jo në Maqedoni, siç është paralajmëruar paraprakisht prej Departamentit Shtetëror, shkruan gazeta “Blic”, duke iu referuar informacioneve jozyrtare të qarqeve diplomatike në Beograd. Burimi i “Blic”, personalisht ka dëshmuar në Shkup për ndryshimin e mundshëm të planit të Uashingtonit. …

“Blic”: Hojt Ji me siguri ambasador i ri i SHBA-së në BeH dhe jo në Maqedoni Read More »

Emri, SHBA-të dhe Gjermania do të rrisin presionin


Për problemet e brendshme politike në Greqi, pritjet e Athinës nga Shkupi, për vendimet e mundshme, presionet ndërkombëtare, por edhe komunikimin e shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjashtë muajt e kaluar, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”. Edhe “Katimerini” edhe gazeta “Elefteros tipos”, rekomandon në rritjen e presionit ndërkombëtar. “Pritet rritje e presionit nga faktori …

Emri, SHBA-të dhe Gjermania do të rrisin presionin Read More »

Ambasadori amerikan Bejli kërkon që të ndiqen penalisht edhe zyrtarët e qeverisë aktuale


Korrupsioni në të vërtetë është si kancer në shoqëri dhe për luftimin e tij nevojitet angazhim i çdo pjesëtari të shoqërisë. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, gjatë fjalimit të tij në shënimin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, në debat të organizuar nga Komiteti i Helsinkit në Fakultetin Juridik. Bejli po ashtu …

Ambasadori amerikan Bejli kërkon që të ndiqen penalisht edhe zyrtarët e qeverisë aktuale Read More »