Tabelat e vendkalimeve kufitare duhet të ndërrohen gjatë ditës

Tabelat e vendkalimeve kufitare në të cilat është i shkruar emri i shteti, planifikohet të ndërrohen gjatë ditës, paralajmëroi drejtori i Drejtorisë doganore, Gjoko Tanasoski.

“Planifikojmë të gjitha të ndërrohen sot, duke i pasur parasysh mundësitë e kompanive për mirëmbajtje që duhet ta bëjnë këtë dhe me të cilat Drejtorisë doganore ka kontratë të nënshkruar. Ngjarja publike do të jetë në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare ndryshimet do të bëhen gjatë ditës”, deklaroi Tanasoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para prezantimit të kurseve për mësim elektronik.

Ai sqaroi se për shkak të asaj që koha është e shkurtër për zbatimin e procedurave të tenderit dhe në harmonizim me konkludimet e Qeverisë është paraparë që tabelat të ndryshohen ku është e mundur me etiketa dhe ku është e mundur me montimin e tabelave tjera, që të përmbushet obligimi në afat prej tre ditëve të ndërrohen tabelat e vendkalimeve kufitare me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.