Stoltenberg: Ftesë për Maqedoninë pas dakordimit të zgjidhjes së përbashkët për emrin

NATO do t’i dërgojë ftesë Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë pas vendimit të dakorduar bashkë për kontestin për emrin në kuadër të KB-së, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg për edicionin e sotëm të gazetës së Beogradit “Politika”.

Ai, duke folur për gjendjen e sigurisë në botë dhe në Ballkan, përqendrohet edhe në vizitën e tij në Shkup edhe në aspiratat për anëtarësim në NATO.

Thotë se Aleanca mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojmë që vendi të ketë sukses në këtë drejtim, duke shtuar se ekziston impuls pozitiv për çështjen e emrit.

“Jam i lumtur që e kam vizituar Shkupin këtë muaj. Mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojmë që të ketë sukses në këtë drejtim. Kjo është në pajtim me vendimin e sjellë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008 dhe është përsëritur në deklaratat tona në Uells dhe Varshavë. Aleatët u pajtuan se NATO do të dërgojë ftesë për anëtarësim në Aleancë pas zgjidhjes së dakorduar bashkërisht për kontestin për emrin në kuadër të KB-së. Edhe para ca kohësh pamë impuls pozitiv për çështjen e emrit”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg thotë se angazhimi i Qeverisë për reformat është gjithashtu i rëndësishëm për NATO-n.

“Nga formimi i Qeverisë së re vitin e kaluar, pamë angazhime të ripërtëritura në reformat. Gjatë vizitës time, e inkurajova Qeverinë për të vazhduar me zbatimin e reformave të cilat do ta përforcojnë qeverisjen e së drejtës dhe institucionet demokratike. Gjithashtu i kam inkurajuar të gjitha partitë politike dhe palët e tjera të involvuara në vend që të kyçen në dialog të hapur dhe konstruktiv”, theksoi Stoltenberg.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s konstatoi se ky është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

“Mbetemi tërësisht të angazhuar, ndërsa kjo ndihmon në promovimin e stabilitetit në rajon. Ne e shohim të ardhmen e rajonit në bashkëpunimin euroatlantik dhe në integrimin e atyre të cilët e duan këtë gjë. Çdo popull ka të drejtë të vendos për të ardhmen e tij dhe të zgjedh masa politike dhe të sigurisë. Ky është parim kryesor i sigurisë evropiane – ky është parim të cilin Rusia gjithashtu e nënshkroi edhe duhet ta respektojë. Zgjerimi i NATO-s është drejtuar kundër Rusisë”, thotë Stoltenberg.

Më tej, në intervistën për “Politika” thekson se dy vende të Ballkanit Perëndimor synojnë t’i bashkohen Aleancës dhe se “NATO” i mbështetet aspiratat e të dyja vendeve dhe bashkëpunon me miqtë në Shkup dhe në Sarajevë, që t’u ndihmojmë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në NATO.”

Sipas Stoltenber NATO është e përkushtuar në përforcimin e partneritetit me Serbinë, duke e respektuar në tërësi politikën e saj të neutralitetit.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në botë, Stoltenberg deklaroi se Aleanca është duke u ballafaquar me “situatën më komplekse dhe më të paparashikueshme të sigurisë në një gjeneratë”.