Spasovski paralajmëron kamera për mbikëqyrje elektronike në komunikacion


Фото: Б. Грданоски

Ministria për Punë të Brendshme përgatit ndryshime ligjore me qëllim të sillet sistem elektronik për mbikëqyrje në komunikacion me vendosjen e kamerave të sigurisë të cilat do të mund të regjistrojnë shkelje të caktuara dhe të shqiptojnë gjoba për kryerësit me çka do të zvogëlohet ndikimi eventual i faktorit njerëzor dhe kështu do të shkurtohet koha e shqiptimit të gjobave.

Këtë sot e ka deklaruar ministri i brendshëm Oliver Spasovski i cili ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët për projektin “Sigurt në shtëpi”, duke komentuar gjendjen me fatkeqësitë në trafik, para së gjithash dje në bulevardin “Boris Trajkovski” ku jetën humbën një 21 vjeçar dhe një burrë 48 vjeçar.

Spasovski nuk ka precizuar se kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, të cilat do të mundësonin vendosjen e kamerave të sigurisë për shkeljet në komunikacion, por ka shtuar se në vend nevojitet vetëdije publike dhe rritje e kulturës në trafik.

Ka shtuar se në bulevardin “Boris Trajkovski” nga janari deri në maj janë shqiptuar 369 dënime për vozitje të shpejtë, ndërsa njëri nga pjesëmarrësit në aksidentin e djeshëm ku për fat të keq kishte pasoja vdekjeprurëse, ka pasur të shqiptuar 16 gjoba nga janari i këtij viti.

“E gjithë kjo tregon se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se si të sillemi në komunikacion. Apeloj deri te të gjithë qytetarët të mendojnë në fëmijët e tyre kur ulen para timonit”, ka thënë Spasovski.

Ndryshe, në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente.