Sistemi bankar stabil dhe rezistues ndaj goditjeve, tregon stres testi i BPRM-së


Sektori bankar në tremujorin e tretë të këtij viti tregon stabilitet dhe rezistencë, me pozicion të kënaqshëm likuidues dhe solvencë stabile dhe të lartë, me realizime të dobëta në aktivitetet kreditore dhe depozitare. Rritja në tremujorin e tretë është 0,2 për qind dhe është më e ngadalshme në krahasim me tremujorin paraprak dhe në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Stres-testimin e zbatuar në këtë tremujor e konfirmojnë stabiliteti i sistemit bankar dhe rezistenca e saj ndaj goditjet, me ç’rast përshtatshmëria e kapitalit të sistemit bankar nuk do të zvogëlohej nën tetë për qind, gjatë asnjërës nga simulimet e kryera.

Këtë e konstaton Këshilli i BPRM-së në Raportin për rreziqet në sistemin bankar në tremujorin e tretë të vitit 2017, në të cilin ceket se përfitimi i sistemit bankar pas rritjes së vazhdueshme gjashtëvjeçare, që ishte posaçërisht e lartë viteve të fundit, shënoi rënie në bazë vjetore.

Stres-testimin e kryer në këtë tremujor e konfirmojnë stabiliteti i sistemit bankar dhe rezistencën e tij ndaj goditjeve, me ç’rast përshtatshmëria e kapitalit të sistemit bankar nuk do të zvogëlohej nën tetë për qind, gjatë asnjërës nga simulimet e realizuara.

“Rezultati i zvogëluar financiar është pasojë e shpenzimit të rritur, ndërsa korrigjimi i vlerës së mjeteve financiare, si dhe të rritjes përafërsisht të ngadalësuar të neto të ardhurave të interesit, para së gjithash, për shkak të rënies më të madhe të neto të ardhurave të interesit nga shoqatat jofinanciare, por edhe ngadalësimi më i konsiderueshëm i rritjes së këtyre të ardhurave nga amvisëritë. Prej këtu, e pazakonshme për sistemin tradicional bankar të Maqedonisë, në tremujorët e parë të vitit 2017, të ardhurat e jo-interesit të bankave, posaçërisht neto-të ardhura nga provizionet dhe kompensimet, kishin kontribut më të lartë, nga dy të tretat, në rritjen e të ardhurave të përgjithshme nga puna e rregullt. Megjithatë, bankat edhe më tej porosisin norma të larta të kthimit të kapitalit mesatar dhe të aktivës mesatare, nga 12,6 për qind dhe 1,4 për qind, në mënyrë përkatëse. Njëherit, në bazë vjetore, efikasiteti operativ i bankave shënoi përmirësim, me ç’rast shpenzimet operative përfshijnë gjysmën nga të ardhurat e punës, që paraqet përmirësim për gjysmë pikë për qindje”, njoftojnë nga BPRM-ja.

Depozitet nga subjektet jofinanciare shënuan rritje modeste prej 0,4 për qind, e cila del nga depozitet e amvisërive, gjatë uljes së mëtutjeshme të depoziteve koorporative. “Afiniteti për kursim në valutë vendore, e cila ishte ulur si pasojë e krizës politike vendore në vitin 2016, ngadalë po kthehet, që shihet përmes rritjes modeste të depoziteve në denarë nga amvisëritë prej 0,2 për qind. Në përgjithësi, rritja modeste e aktiviteteve të bankave e konfirmon rëndësinë e depoziteve për financim të tyre, rritja potenciale e së cilës varet nga ngjarjet dhe performansa e bankave në tregun e depoziteve dhe mbajtjen e besimit tek deponentët vendor”, qëndron në kumtesë.

Rritja kreditore në tremujorin e tretë të vitit 2017 paraqet 0,3 për qind, por rritja është më e ngadalshme në krahasim me tremujorin paraprak për 2,2 për qind. Rritja e aktivitetit kreditor del nga kreditë në denarë të amvisërive, gjatë mbështetjes së zvogëluar kreditore për klientët koorporativ.

Në raport qëndron se në anën e aktivit, e dukshme është rritja prej 14 për qind në plasmanet afatshkurte tek bankat e huaja, gjatë uljes së njëkohshme të investimeve në letra me vlerë për -5,3 për qind. Në anën e pasivit, rezultatin më të lartë financiar në tremujorinm e tretë të vitit 2017 edhe krahas rënies së tij në bazë vjetore, e caktoi rritja e potencialit të përgjithshëm financiar të sistemit bankar. Njëkohësisht, në tremujorin e tretë të vitit 2017 obligimet ndaj subjekteve amë të bankave shënuan rënie për -12,2 për qind, duke e pasur parasysh karakterin e pritur të përkohshëm të rritjes së këtyre obligimeve realizuar në tremujorin e dytë të vitit, për nevojat për pagesë të dividendit.

Kreditë e përgjithshme jofunksionale të sistemit bankar janë ulur për dy për qind, në bazë tremujorëshe, që më së shumti është rezultat i mbylljes së kërkesave jofunksionale të shoqatave jofinanciare me ndërmarrje të mjeteve, të cialt ishin vendosur si siguri për ato kërkesa. Pjesëmarrja e kredive jofunksionale në ato të përgjithshmet të sektorit jofinanciar shënon ulje të dukshme tremujorëshe prej 0,2 pikë procentuale dhe arrin nivel prej 6,6 për qind. Ulja e pjesëmarrjes së kredive jofunksionale në të prëgjithshmet është e pranishme në segmentin e shoqatave jofinanciare dhe më 30 shtator të këtij viti paraqet 10,4 për qind, ku kreditë jofunksionale shënojnë rënie tremujorësge, në krahasim me uljen e aktivitetit kreditor të bankave ndaj këtyre klientëve.

Kreditë jofunksionale të amvisërive tregojnë rritje të përshpejtuar, të pranishme që nga fillimi i vitit 2017, e cila me rritjen e njëkohshme të kredive të prolonguara dhe kredive tej të cilat vonesa është mes 61 dhe 90 ditë, tregon për nevojën për ndjekje më të kujdesshme të këtij portofoli. Rritja më e lartë kreditore ndaj amvisërive, sipas BPRM-së, e mirëmban pjesëmarrjen e kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme në nivel të qëndrueshëm prej 2.6 për qind, në 30 shtator të këtij viti.

Mbulimi i lartë i kredive jofunksionale me korrigjimin e ndarë të vlerës prej 78.3 për qind, gjatë vëllimit të kënaqshëm dhe cilësisë së mjeteve vetanake të bankave, i kufizon rreziqet nga mospagesa e mundshme e plotë e këtyre kredive për solvencën e bankave.

Likuiditeti i sistemit bankar është në nivel të kënaqshëm, i pasqyruar përmes pjesës relativisht të qëndrueshme të mjeteve likuide në aktivin e përgjithshëm dhe mbulim të kënaqshëm të obligimeve afatshkurte dhe depozitave nga amvisëritë me mjete likuide. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, në kushtet e rritjes më të ngadaltë të burimeve totale të financimit, mjetet likuide të sistemit bankar të Maqedonisë shënuan rënie modeste prej -0.5 për qind.

Për shkak të efekteve pozitive ndaj aktivitetit kreditor të bankave dhe ekonomisë së përgjithshme vendore, në këtë seancë, Këshilli vendosi që sërish ta shtyjë zbatimin e masës jostandarde për të reduktuar bazën për rezervë të detyrueshme në denarë të bankave afariste për shumën e kredive të sapomiratuara për eksportuesit neto dhe prodhuesit e brendshëm të energjisë elektrike për dy vjet shtesë. Pritet që bankat do të vazhdojnë me mbështetjen aktive kreditore të këtyre kompanive përmes ofertës të gjerë të produkteve të reja kreditore dhe normave të favorshme të interesit për rritje të mëtejshme të kontributit të këtij kreditimi për rritjen e kredive në sektorin e korporativ në tërësi.