Shqiptarja që kandidon për partinë e kryeministres Theresa May në Britani


Këtë të enjte britanikët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor. Në Londër në listën e konservatorëve është përfshirë edhe shqiptarja Anila Skeja, e cila kandidon në zonën Barnet në veri të kryeqytetit britanik.

Në një lidhje me studion e lajmeve të Ora News ajo shprehet se në rast se do të dalë fituese do të punojë me zyrën e emigracionit.

Anila Skeja: Që na 2016 kur u bënë zgjedhjet për BREXIT ata e kuptuan se humbën shumë popullaritet dhe e kuptuan se pa Europën nuk mund të bëjnë dot. Edhe i përkrahin dhe i mbështesin shumë emigrantët. Unë nëse do të fitoj dëshiroj të punoj në zyrat e emigracionit dhe do të kisha shumë dëshirë të ndihmoja shqiptarët, sepse jemi një popull që gjithmonë kemi vuajtur dhe vuajmë akoma.

Risi në këto zgjedhje është që edhe partia konservatore britanike ka përfshirë në listë emigrantët.

/Ora News.tv/